.shkencakompjuterike.tk
Teknologji.Lajme me te reja
 





Nje djalosh nentevjeçar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka publikuar librin e quajtur "Si te flisni me vajzat".
Libri i Alec Grevenit filloi si nje projekt i shkrimit kreativ ne shkollen e tij ne Castle Rock te Colorados.

Pamfleti i tij i shkruar me dore eshte shitur nga 5 dollare ne panairin e librit te shkolles ku u be edhe me i shituri.

Gazetat lokale shkruan per kete ngjarje, me pas ai u ftua ne nje emision televiziv qe edhe e solli ate ne siperfaqe per te nenshkruar kontrate me shtepine botuese HarperCollins.

Tani libri i tij mund te gjendet ne 46 faqe ne mbare Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

"Kam pare se shume djem kishin telashe te flasin me vajzat" ka thene Alec per gazeten e njohur amerikane "New York Post". "Nese une them tung dhe ti ma kthen me tung, sigurisht kemi nje fillim te mbare", ka thene ai.

Keshillat e tij per djemte perfshine thone – mos u fryni me, mos e teproni me komplimente dhe kini kujdes nga "vajzat e bukura".

"Eshte lehte te verehen vajzat e bukura sepse ato kane vathe te medhenj, fustane te shtrenjta dhe shume stoli", shkruan ai ne kapitullin e trete. "Vajzat e bukura jane si automjetet qe kane nevoje per shume vaj".

Ai vazhdon se: "Zgjidhja me e mire per djemte eshte nje vajze e rregullt. Mbani mend, disa vajza te bukura jane te pandjenja kur vjen puna tek djemte. Mos u lejoni te ju kapin".
Kjo rubrike eshte ofruar per leximin e lajmeve teknologjike qe ua sjellim cdo dite te fresketa.
Lexim te kendshem...

Djaloshi, nentevjeçar, shkruan librin se si te flitet me vajza