Tinejxheri
amerikan ka tentuar te fshije keqberjen e tij duke i gelltitur vathet te cilet
i kishte vjedhur, mirepo kjo nuk i ka bere pune. Eshte arrestuar nen dyshimin per
vjedhje dhe i eshte nenshtruar kontrollit me rentgen.
Policia amerikane ka arritur fale rrezeve rentgen te gjej
vathet qe ky i ri i kishte vjedhur nga qendra tregtare "JCPenney" ne
Naples te Floridas. Autoritetet kane njoftuar se William Colburn do te paditet
per vjedhje dhe fshehje te deshmive. Zedhenesi i policise se Naples ka thene se
roja i qendres tregtare e ka pare 18-vjeçarin Colburn se si nga vitrina po vidhte
vathet dhe po i vendoste ne bocen e ujit. Kur Colburn e hetoi se roja po i
afrohej, ai piu ujin, e bashke me te edhe vathet.
Policia ka njoftuar se kontrolli me rentgen ka deshmuar se vathet gjenden ne
lukthin e te dyshuarit. Zedhenesi nuk ka mundur te thote nese hajnit te ri do
t'i duhet ndihma mjekesore.
Kjo rubrike eshte ofruar per leximin e lajmeve teknologjike qe ua sjellim cdo dite te fresketa. Lexim te kendshem...